TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa Izraeli ka nisur fazën tjetër operacionale të pushtimit të Gazës, ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ka lëshuar kërcënime të reja kundër Hamasit, duke theksuar se nëse organizata palestineze nuk i liron të gjithë pengjet që mban ende dhe nuk i dorëzon armët, atëherë Rripi i Gazës do të shkatërrohet.
“Ne duam vetëm dy gjëra nga Hamasi, të cilat nuk do të na i japë vullnetarisht: të lirojë të gjithë pengjet dhe të çmilitarizojë. Forca e madhe e sulmit këtu (në Gaza) është disfata e menjëhershme e Hamasit, dhe gjithashtu krijon një levë më të madhe për lirimin e pengjeve”, tha Katz gjatë vizitës së tij në selinë e Divizionit të 162-të, forcat e të cilit aktualisht po operojnë në Qytetin e Gazës.
“Ne duam të marrim kontrollin e Qytetit të Gazës, sepse sot është simboli kryesor i Hamasit. Sot, nëse Gaza bie… edhe ata do të bien”, vazhdoi ai.
Ministri izraelit shtoi se “vëllezërit vrasës Shinwar”, Yahya dhe Muhammad , të cilët drejtuan organizatën në Rrip para se të vriteshin nga Izraeli, “shkatërruan Gazën dhe nëse Haddad vazhdon kështu, ai do ta shkatërrojë plotësisht Gazën”, duke iu referuar udhëheqësit të ri ushtarak të Hamasit në Gaza.
“Ata do të paguajnë çmimin dhe Gaza do të shkatërrohet”, përfundoi ai.