BOTA, 16 Shtator 2025, 21:52

“Çfarë po ndodh sot në Gazë është e tmerrshme", Guterres: Dhunë në një shkallë që nuk e kam përjetuar në asnjë konflikt gjatë nëntë viteve si sekretar i përgjithshëm i OKB

“Çfarë po ndodh sot në Gazë është e

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve  të Bashkuara, Antonio Guterres, kritikoi ashpër përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në Gazë nga Izraeli.

Po shohim shkatërrim masiv të lagjeve, përfshirë shkatërrimin sistematik të qytetit të Gazës”, tha Guterres sot në Nju Jork.

“Kjo është dhunë në një shkallë që nuk e kam përjetuar në asnjë konflikt gjatë gati nëntë viteve si sekretar i përgjithshëm”, theksoi ai “E vërteta është se kjo është diçka moralisht, politikisht dhe ligjërisht e papranueshme”, shtoi Guterres.

Forcat izraelite nisën gjatë natës një ofensivë tokësore në Qytetin e Gazës.

Guterres mbrojti qëndrimin e tij se nuk do të përdorte termin “gjenocid” ndaj palestinezëve pa një vendim gjyqësor përkatës.

“Historia do të kujtojë faktin që ne ishim në vijën e parë për të mbrojtur interesat e popullit palestinez”, tha ai.

Guterres gjithashtu deklaroi se dëshiron të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në debatin e ardhshëm të OKB-së, nëse ky do të pranojë, por aktualisht nuk ka plane për takim.

Qeveria izraelite e ka shpallur sekretarin e përgjithshëm portugez persona non grata për shkak të kritikave të tij ndaj konfliktit në Gaza.