BOTA, 21 Qershor 2023, 21:03

Roja Bregdetare e SHBA-së: Nuk ka asnjë shenjë të ‘nëndetëses me turistë‘ të zhdukur, por kërkimi do të vazhdojë

Roja Bregdetare e SHBA-së: Nuk ka asnjë shenjë të

Roja Bregdetare e SHBA thotë se kërkimet në zonën ku u zbuluan zhurma në kërkimin për “nëndetësen me turistë” të zhdukur kanë “rezultuar negative”.

Megjithatë, sipas mediave të huaja ata kanë thënë se kërkimet po vazhdojnë.

Në një konferencë për media, kapiteni Jamie Frederick thotë se kërkimi ka pesë asete sipërfaqësore në kërkim dhe do të ketë gjithsej 10 në 24 deri në 48 orët e ardhshme.

Ai thotë se kërkimi është duke ndodhur në një sipërfaqe është afërsisht dy herë më i madh se ai i Connecticut dhe kërkimi nëntokësor është deri në dy milje e gjysmë i thellë.

Nga zhurmat e zbuluara, kapiteni Frederick thotë se duhet “të kemi shpresë”, por “nuk mund t’ju them se çfarë janë ato zhurma”.

Ai shtoi se të dhënat e zhurmës dërguar Marinës gjatë natës janë ende “jopërfundimtare”.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë anijen që u zhduk në Oqeanin Atlantik Verior të dielën.

Sipas mediave të huaja atyre i janë bashkuar edhe anije nga e gjithë Evropa që kanë bashkuar përpjekjet për të shpëtuar një zhytëse të humbur përpara se të mbarojë furnizimi me oksigjen për pesë anëtarët e ekuipazhit në bord.

Një varkë norvegjeze, e pajisur me robotë autonomë nënujorë, tani po “lufton me kohën” kundër orës për të gjetur Titan, që u zhduk pranë rrënojave të Titanikut në Oqeanin Atlantik.

Një tjetër mjet lundrues nga Franca u dërgua gjithashtu në vendngjarje, pasi u zbuluan zhurma “goditëse” pranë vendndodhjes së fundit të njohur.

Është e paqartë se sa zgjati përplasja, por supozohe se u ka dhënë ekipeve të kërkimit një objektiv.

Ndërkohë Roja Bregdetare e SHBA-së, e cila drejton operacionin kompleks, ka zhvendosur përpjekjet e saj të shpëtimit si pasojë e tingujve nënujorë, por deri më tani “ka dhënë rezultate negative”.

Autoritetet vlerësojnë se anijes i kanë mbetur rreth 24 orë oksigjen, që nga pasditja e së mërkurës.

Ndryshe, autoritetet kanadeze raportuan se zhytësja u zhduk vonë të dielën në mbrëmje, duke shkaktuar një përpjekje ndërkombëtare shpëtimi në ujërat rreth 700 kilometra larg brigjeve të Newfoundland, Kanada.

Me të po realizohej një ekspeditë për të vizituar rrënojat e Titanikut, duke zbritur rreth 3,800 metra në shtratin e detit.

Në bord ishin një pilot, një aventurier i njohur britanik, dy anëtarë të një familje biznesi pakistaneze dhe një ekspert i Titanikut.