TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka lëshuar raketën e saj më të madhe ndonjëherë nga Kepi Canaveral në Florida.
Anija Artemis 100 metra e gjatë u nis drejt Hënës për herë të parë që nga fundi i programit Apollo 50 vjet më parë.
Objektivi i misionit është të hedhë një kapsulë astronauti në drejtim të Hënës.
Kjo anije kozmike, e njohur si Orion, është pa ekuipazh për këtë fluturim të veçantë, por nëse gjithçka funksionon siç duhet, njerëzit do të ngjiten në bord për misionet e ardhshme që shkojnë në sipërfaqen hënore.
Fluturimi i së mërkurës pasoi dy përpjekje të mëparshme të nisjes në gusht dhe shtator, të cilat u ndërprenë gjatë numërimit mbrapsht për shkak të defekteve teknike.