TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Sarandës arrestoi në flagrancë tre të rinj, K. A., 22 vjeç, A. S., 19 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, banues në Sarandë.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata u konfliktuan dje në mbrëmje me dy vëllezër për motive të dobëta.
Gjatë konfliktit që ndodhi rreth orës 22:35, në lagjen nr. 1 Sarandë, dy vëllezërit, M. Sh., 20 vjeç, dhe E. Sh., 25 vjeç, janë goditur me mjete prerëse dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe, si rezultat i reagimit në kohë, identifikuan, kapën dhe arrestuan autorët e dyshuar të plagosjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.