BOTA, 16 Nëntor 2022, 09:52

Raketat goditën territorin polak, Erdogan beson tek Putin: Rusia nuk ka lidhje me këtë ngjarje

Raketat goditën territorin polak, Erdogan beson tek Putin: Rusia nuk ka

Presidenti turk Tajip Erdogan është shprehur se i beson deklaratat e Rusisë se nuk janë raketat e Moskës që kanë goditur territorin e Polonisë.

“Rusia thotë se kjo nuk ka të bëjë fare me ta dhe Biden deklaron se këto raketa nuk janë të prodhuara nga Rusia, këto tregojnë se kjo nuk ka të bëjë fare me Rusinë”, tha Erdogan në një konferencë shtypi gjatë samitit të G20 në Bali, Indonezi.

Erdogan tha se situata duhet të hetohet dhe se ai do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin kur të kthehet në Turqi.