BOTA, 15 Nëntor 2022, 19:52

Raketat bien në Poloni, vriten dy persona

Raketat bien në Poloni, vriten dy persona

Dy raketa kanë goditur një fermë në Przewodów në anën polake të kufirit polako-ukrainas.

Bëhet me dije se janë vrarë dy polakë.

Kryeministri polak Morawiecki dhe Presidenti Duda kanë thirrur një takim urgjent të Byrosë së Sigurisë Kombëtare sipas nenit 5 të NATO-s.

Pritet të njoftohen masat që Polonia do të marrë ndaj për raketat që ranë në territorin e saj dhe u morën jetën dy personave.

Ukraina prej disa orësh është gjendur nën një stuhi sulmesh me raketa që ka lënë mbi 7 milionë banorë pa energji.  Raportohet se nga bombardimet në Kiev gjatë ditës së sotme humbi jetën një person, pasi dy raketa goditën ndërtesat e banimit.