TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, është shprehur i tronditur pas raportimeve se dy raketa kanë goditur tokën polake dhe kanë vrarë dy persona.
Përmes një reagimi në Twitter, Michel ka thënë se do të qëndrojnë pranë Polonisë dhe se lidhur me këtë ngjarje kanë kontaktuar me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë.
“I tronditur nga lajmi i një rakete apo municioni tjetër të ngjashëm që ka vrarë njerëz në territorin polak. Ngushëllimet e mia për familjet. Ne qëndrojmë me Poloninë. Unë jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë”, shkroi Michel në Twitter.'
Shocked by the news of a missile or other ammunition having killed people on Polish territory.
— Charles Michel (@CharlesMichel) November 15, 2022
My condolences to the families.
We stand with Poland.
I am in contact with Polish authorities, members of the European Council and other allies.@AndrzejDuda @MorawieckiM
Kujtojmë se Polonia është një vend anëtar i NATO-s dhe kjo ka sjellë reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe vetë aleancës, të cilat shprehen të gatshme të mbrojnë çdo pëllëmbë tokë të aleancës.