TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenca e Ukrainës ka deklaruar se shënjestra e sulmit me raketa të Rusisë në Kiev ditën e sotme, ishte infrastruktura energjitike.
Sipas zyrës së Presidentit Zelensky, rreth shtatë milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike në të gjithë vendin.
Klientët përjetuan ndërprerje të energjisë në rajonet Kiev, Vinnytsya, Volyn, Donetsk, Dnipropetrovsk, Zhytomyr, Kirovohrad, Lviv, Poltava, Rivne, Sumy, Ternopil, Kharkiv, Khmelnytskyy, Cherkasy, Chernivtsi dhe Chernihiv.
Rreth 15 objekte energjetike u dëmtuan si rezultat i sulmeve, tha nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas, Kyrylo Tymoshenko.
“Inxhinierët tanë të energjisë tani po bëjnë gjithçka për të rilidhur furnizimin me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.