BOTA, 15 Nëntor 2022, 22:55

Raketat në Poloni, reagon shefi i NATO-s: Të vërtetohen faktet

Raketat në Poloni, reagon shefi i NATO-s: Të vërtetohen faktet

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar për raketat që vranë dy persona në Poloni këtë mbrëmje.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Stoltenberg shkruan se ka komunikuar me presidentin polak, Andrzej Duda për shpërthimin dhe se i ka shprehur ngushëllime.

“Shpreha ngushëllimet e mia për humbjet . NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen,” shkruan Stoltemberg në Twitter.

Kujtojmë se një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, tha me herët se raketat kaluan edhe në Poloni, duke vrarë dy persona, raporton AP. Polonia është shtet anëtar i NATO-s.