TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Polonisë po mban mbledhjen e tij urgjente, qeveria po merr më shumë mbështetjeje nga aleatët e NATO-s.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock shkruan në Twitter: “Ne po monitorojmë situatën nga afër dhe jemi në kontakt me miqtë tanë polakë dhe aleatët e NATO-s.”
Kryeministri holandez Mark Rutte shkruan në Twitter një mesazh të ngjashëm, duke thënë se “është e rëndësishme tani të përcaktohet se çfarë ka ndodhur saktësisht”.
Presidenti francez Emmanuel Macron thotë gjithashtu se është në kontakt me Poloninë dhe parashikon bisedime në G20 nesër për incidentin.
Kryetari i samitit të BE-së, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, shkruan në Twitter: “I tronditur nga lajmi i një rakete ose municioni tjetër që ka vrarë njerëz në territorin polak. Ngushëllimet e mia për familjet. Ne qëndrojmë me Poloninë. Unë jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë.”