BOTA, 5 Prill 2023, 20:07

Çfarë po ndodh në Moskë? Ministria ruse e Mbrojtjes përfshihet nga zjarri (Video)

Çfarë po ndodh në Moskë? Ministria ruse e Mbrojtjes

Një re tymi mbi kryeqytetin rus. 

Pamjet e postuara në Twitter tregonin tymin që dilte jashtë  ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë.

Ndërtesa ndodhet në rrugën Znamenka, afër Kremlinit.

Deri më tani nuk ka detaje për viktima apo shkaqet e zjarrit.

Zjarri raportohet se filloi në një kabinet në katin e tretë të ndërtesës së shekullit të 18-të.