BOTA, 21 Prill 2023, 16:02

Prej ditësh e ankoruar në Venecia, sekuestrohen 800 kg kokainë në anijen greke

Prej ditësh e ankoruar në Venecia, sekuestrohen 800 kg kokainë

Sekuestrohen rreth 800 kg kokainë me vlerë 150 milionë euro në një anije greke në Venecia të Italisë.

Mësohet se anija qëndronte që nga e enjtja e ankoruar në brigjet e Venecias, ndërsa kishte lundruar nga Santos, Brazil.

Ndërkohë mësohet se mënyra se si droga ishte fshehur në bordin e anijes tregon për një praktikë të zakonshme nga kartelet e drogës, të cilët, me ndihmën e zhytësve, fshehin drogën në shkëmbinj nënujorë pa dijeninë e ekuipazhit apo menaxherëve.

Asnjë nga marinarët e anijes deri më tani nuk është arrestuar, ndërsa nuk bëhen publike detaje të tjera.