TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Parlamenti Evropian i bëri thirrje Rusisë që të lirojë menjëherë kritikët e Kremlinit, Vladimir Kara-Murza dhe Alexei Navalny gjatë një votimi sot në Strasburg.
“Rezoluta jodetyruese kritikoi gjithashtu përkeqësimin e shëndetit të të dy të arrestuarve në Rusi për shkak të keqtrajtimit dhe mungesës së kujdesit të duhur mjekësor”, thuhet në një njoftim për shtyp.
“Ligjvënësit e BE-së dënojnë goditjen e vazhdueshme ndaj kritikëve të qeverisë, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve të pavarur”, thuhet në deklaratë.
Kara-Murza u dënua tre ditë më parë me 25 vjet në një kamp penal me kushte të rënda burgu, dënimi më i lartë i vendosur ndonjëherë për një figurë opozitare në Rusi.
Navalny u dënua me nëntë vjet në një kamp penal në mars te vitit 2022.
Rezoluta u miratua me 508 vota pro, 14 kundër dhe 31 abstenime.