BOTA, 21 Prill 2023, 14:49

“S’je burrë nëse nuk bashkohesh në ushtri”, propaganda e Rusisë për të ‘joshur’ meshkujt që të shkojnë në luftë

“S’je burrë nëse nuk bashkohesh në ushtri”,

Tjetër propagandë nga Moska. Ministria ruse e Mbrojtjes me një video fund e krye propagandë po tenton që të rekrutojë të rinj. Siç raporton revista gjermane “Focus”, Kremlini pretendonte të zgjonte interesin e të rinjve rusë duke reklamuar burrërinë e tyre nëse vendosnin t’i bashkoheshin ushtrisë.

Në një video të postuar në faqen e saj nga Ministria e Mbrojtjes ruse, thuhet: “Mund të bësh punë të ndryshme si punonjës dyqani apo shofer taksie. Por a është kjo me të vërtetë forca juaj? Je mashkull në fund të fundit”?

Kjo video ka si synim që t’i bindë ata se dikush është një “burrë i vërtetë” vetëm nëse bëhet ushtar. Vlen të theksohet se, për ushtarakët rusë, të cilët janë në vijën e parë të luftës, përveç pagës bazë parashikohet një shtesë deri në 158 mijë rubla, që konvertohen në 1768 euro.