TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fotografia e një gruaje shtatzënë në qytetin ukrainas të Mariupolit, e cila shihet duke u larguar nga materniteti i shkatërruar nga forcat ruse, është shpallur fotografia më e mirë e vitit në gjithë botën. Në fotografinë e realizuar nga fotografi i agjencisë Associated Press, Evgeniy Maloletka, shihet Iryna Kalinina, shihet duke dalë nga rrënojat, pas shkatërrimit të spitalit.
Kalinina dhe foshnja e saj kanë vdekur pak kohë pas sulmit. “Juria beson se kjo fotografi tregon absurditetin e tmerrit të luftës”, ka thënë juria në ceremoninë e ndarjes së çmimit.
Maloletka dhe kolegu i tij Mstyslav Chernov, kanë kaluar gati tri javë duke dokumentuar tmerret e luftës në Mariupol. “Për mua, kjo është fotografia që dua ta harroj. Por nuk mundem”, ka thënë ai përmes një video-incizimi.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022, ndërkohë presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak”.