TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Mbrojtes në Moskë tha se një aeroplan luftarak rus bombardoi aksidentalisht qytetin rust të Belgorodit pranë kufirit me Ukrainën. Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se shpërthimi kishte lënë një krater të madh rreth 20 metra të gjerë në qendër të qytetit.
⚡️ A huge crater after an explosion in #Belgorod. pic.twitter.com/ZWqZMlAnh4
— NEXTA (@nexta_tv) April 20, 2023
Dy gra u plagosën dhe disa ndërtesa u dëmtuan, tha ai.
Një aeroplan luftarak-bombardues Su-34 shkarkoi aksidentalisht mjete aeroplani, tha ministria.
Incidenti ndodhi në orën 22:15 me kohën lokale të enjten, thane agjencitë ruse të lajmeve. Një hetim është duke u zhvilluar.
Imazhet dhe video në rrjetet sociale tregojnë apartamente të dëmtuara nga shpërthimi derisa një imazh tjetër duket se po tregonte një makinë në çatinë e një ndërtese.
Autoritete ruse larguan më pas veturën që përfundoi në çatinë e një ndërtese pas një shpërthimi në qytetin Belgorod të Rusisë.
Shpërthimi i madh kishte bërë që makina të ‘fluturonte’ në çatinë e një ndërtese.
In #Belgorod, a car was removed from the roof of a building, which flew there as a result of the explosion yesterday. pic.twitter.com/Zo0Unz9Ym6
— NEXTA (@nexta_tv) April 21, 2023
Kjo vjen pasi Rusia kishte bombarduar aksidentalisht qytetin e saj me një aeroplan luftarak SU-34, deklaroi Ministria e Mbrojtes në Moskë, transmeton Telegrafi.
Pamjet e publikuara nga mediumi Nexta tregonin se si pas rënies së një bombe, ajo u aktivizua dhe me këtë rast ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm. Pasojat që kishte lënë ky shpërthim ishte një krater i madh prej 20 metrave.
A video of the explosion of an air bomb in #Belgorod appeared. pic.twitter.com/xluEw7yhXk
— NEXTA (@nexta_tv) April 21, 2023