BOTA, 20 Prill 2023, 19:40

Lavrov udhëton drejt New York-ut, takim me shefin e OKB-së, zbulohet çështja "e nxehtë"

Lavrov udhëton drejt New York-ut, takim me shefin e OKB-së, zbulohet

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të takohet të hënën në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, tha ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia.

Më parë këtë javë diplomati tha se ata do të diskutojnë marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.

Marrëveshja lejoi më parë eksportin e ushqimit dhe plehrave nga portet jugore të Detit të Zi të Ukrainës dhe ndihmoi në uljen e çmimeve globale të ushqimit.