TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka komentuar polemikat e ditëve të fundit lidhur me konfliktin në Gaza, duke zbuluar se ndaj saj dhe disa zyrtarëve të lartë është depozituar një padi në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN) në Hagë për “bashkëpërfshirje në gjenocid”.
“Unë, ministri Crosetto, ministri Tajani dhe, besoj, administratori i deleguar i kompanisë Leonardo, Roberto Cingolani, jemi denoncuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për bashkëpërfshirje në gjenocid. Nuk besoj se ekziston ndonjë rast tjetër në botë apo në histori për një akuzë të tillë,” deklaroi Meloni.
Padia është bërë nga lëvizja Global Movement To Gaza Italia. Sipas rregullave të GJPN-së, shoqata ose individë mund të paraqesin denoncime, por autoritetet në Hagë kanë sqaruar se:
“Vetëm vendimet e Prokurorit kanë vlerë zyrtare dhe aktualisht nuk ekziston asnjë vendim mbi akuzat për bashkëpërfshirje në gjenocid ndaj Melonit.”
Deklarata e Melonit vjen në një moment kur debati publik në Itali për qëndrimin e qeverisë ndaj luftës Izrael–Hamas është intensifikuar, duke hapur një tjetër front polemik në arenën politike italiane.