TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar sot Rusinë se po përdor cisternat e naftës jo vetëm për financimin e luftës, por edhe për mbledhje informacioni dhe operacione sabotimi.
Në një reagim në rrjetin Telegram, Zelensky thotë se këto të dhëna i ka marrë gjatë një informimi nga kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës.
“Aktualisht, rusët po përdorin cisternat e naftës jo vetëm për të fituar para për luftën, por edhe për mbledhje informacionesh dhe akte sabotimi. Kjo mund të ndalet,” – shkruan Zelensky.
Ai shton se Ukraina po bashkëpunon me aleatët për të adresuar këtë çështje dhe për të parandaluar përdorimin e këtyre mjeteve për qëllime të fshehta ushtarake dhe destabilizuese.