BOTA, 7 Tetor 2025, 21:36

Shkatërrohet banda kriminale në Itali/ Arrestohen tetë persona, mes tyre një shqiptar! Anëtarët e grupit u përfshinë në atentate, trafik kokaine dhe evazion fiskal 

Shkatërrohet banda kriminale në Itali/ Arrestohen tetë

Autoritetet italiane kanë zhvilluar sot një operacion në rajonin e Breshias, ku tetë persona janë arrestuar për akuzën e trafikut të drogës, falsifikimit dhe sulmeve të armatosura. Bëhet me dije se mes të arrestuarve është edhe një oficer policie dhe një shqiptar. Polici akuzohet se si i përfshirë me këtë grup kriminal, ndërsa shqiptari akuzohet se do të vriste një biznesmen vendas.

Sipas mediave italiane, 4 prej tyre janë transferuar në burg dhe 4 në arrest shtëpiak.Tetë persona t akuzohen për për tentativë vrasjeje, tentativë grabitjeje, posedim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe komplot kriminal për shpërndarjen e narkotikëve. Gjithashtu mediat vendase theksojn se shqiptari qëlloi tetë herë nga një armë kalibri 9 mm, gjashtë prej të cilave e goditën viktimën në këmbë, krahë dhe bark. Biznesmeni u shtrua më pas në spital në gjendje të rëndë, por Fatkeqësisht ai vdiq më 16 shtator 2024. 

Lidhur me operacionin janë bërë edhe 19 kontrolle për të vërtetuar akuzat penale që lidhen me evazionin fiskal. Kontrollet u kryen në provincat e Brescias, Milanos, Bergamos, Veronës, Mantuas, Ferrarës dhe Rovigos, me specialistë të ndihmuar nga pajisje teknike moderne dhe njësi qensh “cash dog”. Hetimet kanë zbuluar ekzistencën e dy grupeve kriminale të dedikuara për lëshimin e faturave për transaksione joekzistente me vlerë mbi 450,000 euro.

Oficeri i Policisë Vendore të Desenzanos, i arrestuar për akuza për drogë, dyshohet se ka vepruar si ndërmjetës në një nga këto grupe për biznesmenin nga Bergamo, gjithashtu i arrestuar, nëpërmjet përfshirjes së një kompanie letre të drejtuar nga kriminelë nga Breshia dhe që vepronin në sektorin e ndërtimit.

I njëjti biznesmen dyshohet se ka formuar, në bashkëpunim me katër individë të tjerë, një grup të dytë të specializuar në lëshimin e faturave të rreme për transaksione joekzistente, duke mbajtur TVSH-në e duhur si kompensim. Në fund mediat italiane theksojnë se hetimi u nis nga Njësia Hetimore dhe Kompania e Karabinierëve të Brescias mbrëmjen e 1 marsit të vitit të kaluar, pasi biznesmeni në Montichiari u sulmua nga disa individë.