BOTA, 7 Tetor 2025, 22:21

Gjykata Supreme në SHBA shqyrton ligjshmërinë e ndalimit të terapisë së konvertimit për të miturit LGBT

Gjykata Supreme në SHBA shqyrton ligjshmërinë e ndalimit të

Gjykata Supreme e SHBA-së, me një shumicë konservatore, do të shqyrtojë sot çështjen e parë sociale të ndjeshme, atë të ndalimit të praktikave të ndryshimit të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, një praktikë e cilësuar si e dëmshme dhe jo efektive. 

Në qershor, gjykata i dha leje shtetit të Tennessee të ndalonte të miturit transgjinorë të kenë akses në këto trajtime të dëmshme për ta. 

Ajo do të vendosë gjithashtu në muajt e ardhshëm mbi pjesëmarrjen e personave transgjinorë në garat sportive për femra. 

Në diskutim gjatë ditës së sotme është dhe kushtetutshmëria e një ligji të miratuar nga Kolorado e cila, si rreth 20 shtete të tjera të SHBA-së, ka ndaluar terapinë e konvertimit për të miturit që nga viti 2019.

Këto praktika pretendojnë se ndryshojnë orientimin seksual ose identitetin gjinor të një personi, duke barazuar në veçanti homoseksualitetin me një sëmundje ose çrregullim mendor.

Sipas shtetit të Kolorados, ato jo vetëm që nuk janë efektive por janë edhe të dëmshme, duke çuar në rritje të rrezikut nga depresioni, ankthi, mendime vetëvrasëse, madje edhe përpjekje për vetëvrasje.

Por, një psikologe e kundërshtoi ligjin në gjykatë, duke pretenduar se ai shkelte Amendamentin e Parë të Kushtetutës së SHBA-së, i cili garanton lirinë e shprehjes.

E rrëzuar në shkallën e parë dhe në apel, Kaley Chiles apeloi në Gjykatën Supreme.