BOTA, 7 Tetor 2025, 17:53

Erdogan uron Putinin për ditëlindjen e 73-të: Iniciativat diplomatike duhet të marrin vrull për paqen mes Ukrainës dhe Rusisë

Erdogan uron Putinin për ditëlindjen e 73-të: Iniciativat

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike ditën e sotme, me presidentin rus Vladimir Putin.

Gjatë komunikimit, dy liderët diskutuan për çështje dypalëshe dhe zhvillime të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë situatën në Gazë dhe luftën në Ukrainë.

Me këtë rast, Erdogan i uroi Putinit ditëlindjen e 73-të, duke shprehur respektin dhe urimet e tij. Presidenti turk theksoi se Turqia po punon për arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës, si dhe për lejimin e ndihmave humanitare në zonat e prekura nga lufta.

Sa i përket konfliktit në Ukrainë, Erdogan deklaroi se iniciativat diplomatike duhet të marrin vrull, në mënyrë që të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme mes Ukrainës dhe Rusisë. Ai shtoi se Turqia do të vazhdojë përpjekjet në drejtim të paqes.