BOTA, 22 Qershor 2023, 14:44

Përfundon oksigjeni i parashikuar në nëndetësen Titan, tingujt që ngjallën shpresat ishin të...

Përfundon oksigjeni i parashikuar në nëndetësen Titan,

Tingujt e zbuluar nga një avion kanadez në fillim të kësaj jave në Altantik, që ngjallën shpresat se bëhej fjalë për nëndetësen Titan, duket se kanë qenë "zhurmat e oqeanit". Kundëradmirali John Mauger tha se oficerët e Sky Neës po vazhdojnë analizat e tyre, por ai tha se Roja Bregdetare e SHBA nuk po pret një raport të plotë për të ndërmarrë veprime.

Marina do të vazhdojë të kërkojë të gjithë "informacionin e vlefshëm" në lidhje me tingujt nënujorë të zbuluar, tha ai. Dy ditë më parë një avion i mbikëqyrjes ushtarake kanadeze regjistroi zhurma nënujore gjatë kërkimit masiv në një pjesë të largët të Oqeanit Atlantik për nëndetësen e cila u zhduk ndërsa po dërgonte pesë persona në rrënojat e Titanikut. Kjo deklaratë dha fije shprese për personat në nëndetësen e zhdukur, por tashmë analiza tregon se kanë qenë zhurma të oqeanit.

Ndërkohë, koha në të cilën Roja Bregdetare e SHBA parashikoi se furnizimet me oksigjen në bordin e Titan do të skadonin ka skaduar.