TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trupi i një gruaje është gjetur në zonë në Alikës në Greqi. Autoritetet greke dyshojnë se trupi i pajetë i përket 27-vjeçares e cila u raportua e zhdukur.
Sipas informacioneve trupi i 27-vjeçares nga Polonia u gjet nga një person në një pemë e mbështjellë me qesë dhe e mbuluar me disa degë.
Zona ku është gjetur ishte rreth 1 km nga shtëpia e 32-vjeçarit nga Bangladeshi. Ndërkohë pritet identifikimi nga partneri i vajzës polake. Ndërkohë hetimet për të 32-vjeçarit nga Bangladeshi kanë përfshirë edhe shokun e tij, ky i fundit një pakistanez.
Zhdukja e 27-vjeçares u denoncua në polici nga partneri i saj javën e kaluar.
Anastasia Rubinska punonte në restorantin e një hoteli. Nëna e saj beson se vajza është rrëmbyer.
Autori kryesor i kësaj ngjarje dyshohet të jetë një 32-vjeçar nga Bangladeshi, i cili është arrestuar me akuzën për rrëmbim. Përveç Bangladeshit, autoritetet kanë vënë në shënjestër edhe shokun e tij pakistanez.
Pamjet nga kamerat e sigurisë nga banesat fqinje tregojnë të riun nga Bagladeshi duke hyrë në shtëpinë e tij me 27-vjeçaren. Megjithatë, shoku i tij i dhomës u tha autoriteteve se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë.
Provat e nxjerra nga analiza e materialit gjenetik, ADN- ja e Anastasia u gjet në shtëpinë e bagladeshasit. 32-vjeçari ka në trupin e tij shenja gërvishtjeje. Sipas policisë, që në shtëpinë e tij ka gjetur dhe flokë bjondë, këto janë shenjat se mes tij dhe Anastasias ka pasur një ndërveprim të dhunshëm.
Një tjetër provë që tregon se vajza ka qenë në shtëpinë e 32-vjeçarit është se celulari i vajzës u gjetur 500 metra larg banesës. Karta SIM ishte hequr nga telefoni gjë që përforcon skenarin e vrasjes.
Në të njëjtën kohë, një nga videot e ekzaminuara nga autoritetet policore tregon Anastasinë në një fast food ku ka marrë për të ngrënë, më pas është larguar nga aty dhe kamerat e siguristë e kanë kapur në një minimarket të dehur me shoqërinë e disa të rinjve nga Bangladeshi dhe Pakistani.
Pikërisht këtu ka qenë edhe kontakti i fundit me të afërmit e saj. Ajo ka telefonuar dhe ka thënë se do ta kthente dikush me motor, por që nuk u kthye kurrë.