BALLKAN, 17 Qershor 2023, 16:29

Sulmi ndaj gazetarëve në Veri, reagon KFOR: Policia, përgjegjëse për sundim të ligjit në gjithë Kosovën

Sulmi ndaj gazetarëve në Veri, reagon KFOR: Policia,

KFOR-i ka reaguar lidhur me sulmin mbi gazetarët dhe kameramanët në veri të Kosovës, ndërsa ka bërë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen.

“Liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore të cilat duhet të respektohen nga të gjithë.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna ose veprimet e mëtejshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të sigurojnë që mediat të mund të kryejnë punën e tyre themelore në mënyrë të sigurt.

KFOR-i mbetet reaguesi i tretë dhe Policia e Kosovës mbetet përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën”, thuhet në komunikatë.

KFOR-i ka bërë të ditur se komandanti është në kontakt të rregullt me të gjithë homologët kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë, si dhe me përfaqësues të Forcave të Armatosura të Serbisë, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-së dhe komunitetit diplomatik.