TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një pjesë e Bosnjes dhe Serbisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas shiut të madh dhe përmbytjeve të regjistruara në të dyja shtetet. BBC shkruan se lumenjtë e tejmbushur kanë shpërthyer në qytete dhe fshatra, duke lënë komunitete të tëra pa energji, ndërsa rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar dëme edhe në banesa. Të paktën tre persona janë mbytur.
Helikopterët e ushtrisë janë dërguar për të evakuuar mijëra banorë të bllokuar, por raportet thonë se moti i keq po pengon përpjekjet e shpëtimit.