TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit i pavendosur për të pranuar ftesën e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për një takim urgjent për menaxhimin të krizave, në kuadër të dialogut në Bruksel është edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Kështu të paktën ka bërë të ditur i ashtuquajturi drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç në një konferencë për media, raporton mediumi opozitar serb, Danas.
Duke folur për ftesën e kryediplomatit spanjoll, Petkoviç tha se Vuçiç ende nuk ka vendosur nëse do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Borrell për një takim të nivelit të lartë, me arsyetimin se kryeministri i Kosovës “nuk po jep hapësirë për bisedime” duke iu referuar situatës aktuale në Veri të Kosovës.
“Dialogu nënkupton biseda për normalizimin e marrëdhënieve, dhe ajo që po shohim nga Kurti është krejtësisht jonormale dhe e kundërta e dialogut. Vendimin përfundimtar për vazhdimin e mundshëm të bisedimeve me Prishtinën do ta marrë presidenti serb Vuçiç”, ka thënë Petkoviç.
As Albin Kurti nuk ka vendosur ende se a do të marrë pjesë në takimin në fjalë. “Ende nuk kam vendosur, por do ta informojë Borrellin me kohë”, ka thënë fillimisht ai.
Edhe pse kryeministri i Kosovës gjatë fjalimit të tij në kuadër të Forumit të Prespës, tha se Qeveria e Kosovës është e gatshme që në çdo kohë të ulet në tryezën e bisedimeve në Bruksel, mëdyshja e tij për ta bërë një gjë të tillë në këtë fazë buron, siç tha ai nga qasja paksa e çuditshme e kryediplomatit spanjoll, Borrell.
“Ftesa e fundit e Josep Borrell për t’u takuar javën e ardhshme në Bruksel më duket paksa e çuditshme, sepse javën e kaluar kur propozova të takohemi në Bruksel, Borrell tha se njëherë na duhet de-eskalim ndërsa menjëherë pas kidnapimit të tre policëve nga njësia speciale e Serbisë, Borrelli kërkon takim të nivelit të lartë, kur eskalimi është i madh sa një mal atëherë marrë ftesë që të shkojë në takim të nivelit të lartë kurse kur kërkova vetë takim paraprakisht thanë se nevojitet njëherë de-eskalim”, ka potencuar ai.