TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dalë me një komunikatë për media, ku ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç që të lirojë menjëherë dhe pa kushte tre policët e Kosovës të kapur më 14 qershor. DASH thotë se arrestimi dhe vazhdimi i ndalimit të tyre pa bazë ligjore dhe të rreme e ka përkeqësuar situatën edhe ashtu të tensionuar.
Në këtë reagim zyrtar të DASH gjithashtu është bërë thirrje për Serbinë dhe Kosovën që të ndjekin planin tre pikësh të BE-së dhe të rikthehen pa vonesa në dialog. “I bëjmë thirrje presidentit Vuçiç dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar.
Ne gjithashtu vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndjekin planin trepikësh të përshkruar nga BE-ja dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagimin e DASH.
We call on President Vucic and the Serbian government to immediately and unconditionally release the detained Kosovo Police officers. We encourage Kosovo and Serbia to follow the three-point plan outlined by the EU and return to the EU-facilitated Dialogue.https://t.co/P5z72yEhww
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) June 17, 2023