BALLKAN, 17 Qershor 2023, 19:36

Arrestohet një tjetër qytetar serb, ministri i Brendshëm i Kosovës zbardh ngjarjen: Sulmoi gazetarët

Arrestohet një tjetër qytetar serb, ministri i Brendshëm i

Një tjetër serb është arrestuar sot në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ tha se qytetari serb është, nën akuzat që ka sulmuar gazetarët. Sveçla sqaroi se Dalibor Spasiç do të përballet me drejtësinë për sulmin e kryer ndaj gazetarëve në Jarinjë.

“Është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasiç”, shkruan Zveçla në postim.

Një ditë më parë autoritetet policore arrestuan Nemanja Vllaskoviç për sulmin e kryer ndaj gazetarëve  në Leposaviq më 29 maj.