BALLKAN, 18 Qershor 2023, 16:00

Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut, shuhen tre të afërmit e Behgjet Pacollit

Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut, shuhen tre të
Policët në vendin e aksidentit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në aksin rrugor Shkup–Bllacë, duke u marrë jetën tre pjesëtarëve të një familje nga Kosova, që të tre të afërm të kreut të AKR-së dhe biznesmenit, Behgjet Pacolli. Ai ka reaguar pas aksidentit që ndodhi dje në rrugën Shkup-Kosovë, ku për pasojë një veturë me targa të Kosovës ka rënë në lumin Lepenc, në të cilin përveç shoferit ndodheshin edhe tre pasagjerë.

Njëri nga ta ka arritur të dalë nga vetura, ndërsa tre të tjerët jo, dhe kërkimet për gjetjen e tyre janë duke vazhduar.

Pacolli në një postim në Facebook, ka shkruar:“E përjetoj me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humben jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!”.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë mbrëmë ka dalë me një njoftim, ku ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë Volkswagen me targa të Shkupit, e drejtuar nga B.B. nga Shkupi dhe një veturë BMW me targa të Kosovës, e drejtuar nga H.P. nga Kosova, e cila pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenec. Në BMW përveç shoferit ndodheshin edhe tre pasagjerë.

“Një person është nxjerrë nga lumi dhe është transferuar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa për tre të tjerët janë në vazhdim e sipër”, thuhej në njoftimin e tyre. 

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njoftuan se në aksident ishin përfshirë vetura ‘Volkswagen Turan’ me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B (64) nga Shkupi dhe një veturë të udhëtarëve ‘BMW’ me targa të Kosovës e drejtuar nga NP (60) nga Kosova, e cila pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenc, shkruan Telegrafi.

“Në veturën tip BMW, sipas kallëzimit, përveç drejtuesit të mjetit ndodheshin edhe tre pasagjerë M.P (48), Sh.P (21) dhe një i mitur 16-vjeçar. Me urdhër të prokurorit publik shoferi i veturës ‘Volkswagen Touran’ B.B është arrestuar”, ka njoftuar MPB.

Kërkimet për gjetjen e tre pasagjerëve të veturës BMW, kanë nisur pasditen e së shtunës, ku përveç ekipeve të shpëtimit të Maqedonisë së Veriut, kërkimet janë duke i bërë edhe pjesëtarët e FSK-së dhe disa vullnetarë.

Lidhur me rastin është deklaruar e MPJD e Kosovës, e cila ka njoftuar se kërkimet po vazhdojnë me shumë vështirësi, dhe se deri më tani nuk ka ndonjë epilog.

“Krahas ekipeve të specializuara të Maqedonisë së Veriut, që në orët e hershme të mëngjesit pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit janë njësiti relevant nga FSK dhe ai nga Policia e Kosovës. Për shkak të reshjeve të shumta të ditëve të kaluara, operacioni është duke u realizuar me disa vështirësi por pa epilog deri më tani”, njoftoi MPJD.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka qenë në  vendin e ngjarjes, dhe se aktualisht në  vendin ku ka ndodhur aksidenti ndodhën 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe FSK-së.

“Pas koordinimit me autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbrëmë kanë arritur njësitet e para profesionale të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët kanë filluar planifikimin dhe kërkimin në rrjedhën e rrëmbyeshme të Lepencit.

Operacioni i kërkimit, sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, po zhvillohet në kushte jashtëzakonisht të vështira për shkak të sasisë së madhe të ujit në lumin Lepenc, i cili paraqet rrezik edhe për zhytësit.