TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Forcat e Armatosura të Ukrainës po vazhdojnë të luftojnë për mbajtjen e Bakhmutit, ku rusët me muaj të tërë kanë tentuar për ta uzurpuar.
Një video e ndarë në rrjetet sociale e tregon më së miri këtë, ku shihet një fragment i betejës së batalionit “Ujqërit e Da Vinçit”.
A fragment of the "Da Vinci Wolves" battalion battle. pic.twitter.com/zLuzh4aCIt
— NEXTA (@nexta_tv) April 12, 2023
Ky batalion po përballej me një aksion të drejtpërdrejt me forcat ruse në Bakhmut, dhe ishin në presion tejet të madh në luftime me ta.
Ndërsa ishin brenda një llogore, ata u goditën në fillim me një predhë. Një moment tjetër i tregonte ata duke luftuar me ngulm me forcat ruse ku dëgjohen edhe krismat e luftimeve në sfond.
Batalioni “Ujqërit e Da Vinçit” i takojnë komandantit të njohur ushtarak ukrainas Dmytro Kotsiubailo i njohur me nofkën “Da Vinçi” i cili u vra në Bakhmut. Kotsiubailo ishte vetëm 27-vjeçar.
Ushtria e Ukrainës ka mohuar pretendimet e Rusisë e cila tha kontrollon 80 për qind të qytetit të sulmuar Bakhmut.
Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, e bëri këtë pretendim në një video të postuar dje.