TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme sa i takon çështjes së emigracionit.
Me propozim të ministrit të Mbrojtjes Civile dhe Politikave Detare Nello Musumeci, qeveria miratoi gjendjen e jashtëzakonshme duke marrë shkas nga fluksi i emigrantëve nëpër rrugët e Mesdheut.
Gjendja e jashtëzakonshme, e mbështetur me një kredi fillestare prej pesë milionë eurosh, do të zgjasë gjashtë muaj.
“Kemi përmbushur me kënaqësi kërkesën e ministrit të Brendshëm Matteo Piantedosi, duke e ditur mirë seriozitetin e një fenomeni që po shënon një rritje prej 300%”, -tha ministri italian përgjegjës për politikën detare, Nello Muzumechi.
E gjithë çështja lidhet me rritjen e madhe të numrit të të ardhurve, sidomos këto ditët e fundit, dhe do të diskutohet në kabinetin e qeverisë Meloni, që do të mblidhet pasditen e sotme.
Fundjavën e kaluar roja bregdetare italiane dhe roja bregdetare e vendit shpëtuan më shumë se 2000 emigrantë dhe refugjatë në jug të Siçilisë. Ndërkohë, një anije peshkimi me të paktën 700 persona në bord (shoqëruar nga dy skafe të rojes bregdetare italiane) është nisur drejt portit të Katanias, ku pritet të mbërrijë nesër në mëngjes.