BOTA, 11 Prill 2023, 20:11

Sondazhi/ 1 në 5 amerikanë ka humbur një anëtar të familjes nga sulmet me armë zjarri. Ja shifrat e frikshme

Sondazhi/ 1 në 5 amerikanë ka humbur një anëtar të

Një në pesë amerikanë të anketuar në një sondazh të fundit deklaruan se një anëtar i familjes së tyre ishte vrarë nga një armë, duke përfshirë edhe vetëvrasje. Një përqindje e ngjashme shprehet se ata janë kërcënuar nga një person i armatosur në të kaluarën.

Shtetet e Bashkuara po paguajnë një taksë të rëndë gjaku për shkak të përhapjes së armëve të zjarrit dhe mbi të gjitha, për shkak të lehtësisë me të cilën çdokush mund të ketë akses në to.

Sondazhi u krye nga organizata joqeveritare Kaiser Family Foundation (KFF) mes një kampioni përfaqësues prej 1271 amerikanësh mbi moshën 18 vjeç. Ndërsa dhuna me armë po rrënon SHBA-në, gjithnjë e më shumë amerikanë po përballen me incidente të tilla.

Dje guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, tha në një konferencë për shtyp se një nga viktimat e masakrës së bankës në Louisville ishte një "mik i ngushtë" i tij.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë e tij për të marrë masa të rrepta për të kufizuar zotërimin e armëve, por ai përballet me ngurrim nga shumica në Kongres.