TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje, ku një futbollisti 35-vjeçar tunizian Nizar Aisaui, është transportuar në spital në gjendje të rëndë pasi i ka vënë flakën vetes para komisariatit të policisë në Hafuz.
Ngjarja e rëndë ka tronditur shumëkënd, pasi Aisaui ishte një emër i njohur në komunitetin lokal. Ai kishte postuar një video para kësaj ngjarje, duke deklaruar se në mënyrë të padrejtë e kishin akuzuar për një rast terrorizmi si person i përfshirë në ngjarje.
Sipas “ANSA”, ai kishte shkuar në polici për të denoncuar një shitës bananesh, me të cilin kishte pasur një zënkë, por nuk kishte gjetur drejtësi. Ndaj ai në shenjë proteste, por edhe pas akuzave për terrorizëm, kishte vendosur t’i vinte flakën vetes, duke përfunduar me të djegura të shumta në spital.