BOTA, 12 Prill 2023, 17:45

Ekzekutimi i ushtarit ukrainas/ Zelensky: Liderët botërore nuk duhet të heshtin, do të hetojmë krimet e luftës!

Ekzekutimi i ushtarit ukrainas/ Zelensky: Liderët botërore nuk duhet

Pas publikimit të disa videove dhe përhapjes së tyre në rrjete sociale, ku shihej kur një ushtari ukrainas i prehej koka nga një ushtar rus, vjen reagimi i ashpër i presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky.

Ndër të tjera Zelensky ka bërë thirrje që liderët botërorë të reagojnë dhe t’i përgjigjen brutalitetit të forcave ruse. “Të gjithë duhet të reagojnë. Çdo lider. Mos prisni që kjo të harrohet”, ka thënë Zelensky në një video-mesazh.

Ndërkohë Shërbimi i Sigurisë SBU i Ukrainës ka bërë me dije se ka nisur hetimet për krimet e luftës. Nga ana tjetër Kremlini tha se pamjet ishin të tmerrshme, por duhet të hetohet dhe të zbulohet se kush qëndron pas këtij veprimi. Regjistrimi mundohet të jetë bërë gjatë verës së kaluar, dhe autorët dëgjoheshin teksa flisnin rusisht, shkruan BBC.

Ka pasur spekulime në internet se video është filmuar pranë qytetit të Kreminna në Ukrainën lindore. Klipi filloi të qarkullonte në Telegram, pasi një bloger i njohur pro Kremlinit e ndau atë me afro 300,000 ndjekësit e tij. Më pas, video është përhapur në Twitter.