BOTA, 11 Prill 2023, 19:47

Akt terrorist në Bregun Perëndimor, forcat izraelite ekzekutojnë me armë zjarri dy palestinezë gjatë varrimit të një gruaje

Akt terrorist në Bregun Perëndimor, forcat izraelite ekzekutojnë

Forcat izraelite qëlluan për vdekje dy palestinezë në Bregun Perëndimor, gjatë një ceremonie varrimi të një gruaje britaniko-izraelite. Kjo e fundit humbi jetën pas një sulmi bashkë me dy vajzat e saj.

Dhuna është rritur në rajon gjatë javës së fundit, me muajin e shenjtë të Ramazanit, Pashkës hebraike dhe Pashkës së krishterë që përkojnë së bashku.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, i cili nëpërmjet një postimi në Tëitter ka thënë se: Unë përgëzoj veprimet e ushtarëve që eliminuan dy terroristë që hapën zjarr ndaj tyre pranë Elon Moreh”, një vendbanim hebre pranë qytetit të Nablusit në Bregun Perëndimor.

Incidenti ndodhi pasi mijëra njerëz u mblodhën për funeralin e gruas britaniko-izraelite. 48-vjeçarja, e njohur edhe me emrin e saj hebraik Leah, vdiq të hënën nga plagët e marra tre ditë më parë kur makina e saj u sulmua me armë zjarri në Luginën e Jordanit.

Dy nga fëmijët e saj, motrat e moshës 16 dhe 20 vjeç, u qëlluan për vdekje në sulm dhe u varrosën të dielën.