TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ky është momenti dramatik kur një grua u varur jashtë dritares së një apartamenti në katin e 16-të, pasi rrëshqiti dhe përfundoi jashtë teksa po pastronte dritaret. Incidenti ka ndodhur në Guaruja në afërsi të Sao Paulo, Brazil.
Siç raportohet pastruesja mbeti e varur jashtë dritares për më shumë se pesë minuta. Pamjet amatore të filmuara nga një burrë që gjendej në objektin përballë shihet gruaja duke u mbajtur në dritare në katin e 16-të të një ndërtese kolektive.
Kalimtarët e rastit dëgjohen duke bërtitur në rrugë para se ajo të shpëtohej nga një burrë që arrin ta fut brenda tarracës. Mbetet e paqartë nëse policia ka filluar hetimet për të përcaktuar shkakun e vërtetë e këtij incidenti.