TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Situata në Gazën veriore është “e dëshpëruar”, thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila shpërndau ndihmën e parë ushqimore të lejuar në zonë pas dy javësh pritje.
Rreth 400,000 palestinezë kanë mbetur në Gazën veriore sipas OKB-së, e cila dënon “numrin e madh të viktimave civile” gjatë ditëve të fundit.
Qindra qytetarë raportohet se janë vrarë, që nga momenti kur Izraeli nisi ofensivën e rëndë ushtarake në veri, për të cilën tha se kishte qëllim çrrënjosjen e luftëtarëve të Hamasit që ishin rigrupuar në vend.
OKB-ja thotë se paqeruajtësit e saj në Liban do të qëndrojnë në pozicionet e tyre në jug , pavarësisht kërkesave të përsëritura nga Izraeli që të largohen.
Libani thotë se të paktën 21 persona u vranë në një sulm të paprecedent izraelit në veri të vendit, ku shumica prej tyre ishin fëmijë dhe gra.
BBC raportoi më herët se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë përsëritur pretendimet se Hezbollahu po përdor ambulanca për të lëvizur luftëtarët dhe armët në Libanin jugor.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite thotë se ushtria do të vazhdojë të synojë çdo automjet që besohet se transporton anëtarë të Hezbollahut “pavarësisht nga lloji i tij”.
“Ne u bëjmë thirrje ekipeve mjekësore që të shmangin marrëdhëniet me anëtarët e Hezbollahut dhe të mos bashkëpunojnë me ta,” tha zëdhënësi i IDF Avichay Adraew në një postim në X.
Që nga përshkallëzimi i ofensivës së saj kundër Hezbollahut muajin e kaluar, ushtria izraelite ka goditur ekipet e kërkim-shpëtimit, qendrat mjekësore dhe spitalet në të gjithë Libanin, duke rezultuar në vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra mjekëve dhe punonjësve të urgjencës.