TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një fotoreporter britanik është vrarë në mënyrë tragjike në Kaliforni.
Fotoreporteri Paul Lowe u sulmua për vdekje me thikë, teksa po bënte ecje në këmbë në malet e San Gabriel, në Kaliforni.
Autor i dyshuar kryesor për vrasjen e fotoreporterit britanik është djali i tij 19-vjeçar.
I riu është arrestuar nën akuzën vrasje me dashje të babait të tij, ndërsa sot pritet të dalë para gjykatës.
Vrasja tragjike ndodhi disa ditë më parë, 12 tetor. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:28 në rrugën Mount Baldy pranë ujëvarave të kanionit Stoddard.
60-vjeçari u gjet i goditur me thikë në qafë. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.