BOTA, 23 Nëntor 2023, 17:38

OBSH i kërkon informacion Kinës për rritjen rasteve të pneumonisë te fëmijët

OBSH i kërkon informacion Kinës për rritjen rasteve të

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar Kinës informacion më të detajuar në lidhje me shpërthimin e një sëmundjeje të frymëmarrjes dhe rritjen e rasteve të pneumonisë së padiagnostikuar te fëmijët.

Që nga mesi i tetorit, OBSH tha se Kina veriore kishte raportuar një rritje të sëmundjeve të ngjashme me gripin krahasuar me të njëjtën periudhë në tre vitet e mëparshme.


Ditët e fundit, mediat lokale në qytete të tilla si Xian në veriperëndim kanë postuar video në internet të spitaleve të tejmbushura me fëmijë dhe prindër që presin të vizitohen nga mjekët.

Përmes një kërkese zyrtare OBSH i kërkon Kinës informacion shtesë sinë lidhje me rezultatet laboratorike nga shpërthimet e raportuara tek fëmijët.

Ndërkohë, u ka rekomanduar komuniteteve kineze të marrin masa parandaluese duke përfshirë vaksinimin, mbajtjen e maskave, mbajtjen e distancës nga njerëzit e sëmurë, qëndrimin në shtëpi kur janë të sëmurë dhe larjen e rregullt të duarve.

Autoritetet kineze ia kanë atribuar rritjen e rasteve gripit- dhe heqjes së kufizimeve të COVID-19.

Gjithashtu pohojnë se rritja e rasteve mund të ketë ardhur pas qarkullimit të patogjenëve të njohur duke përfshirë virusin sincicial të frymëmarrjes (RSV) dhe gripin – si dhe infeksionet e zakonshme bakteriale që prekin fëmijët, duke përfshirë pneumoninë e mikoplazmës.