TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i agjencisë së OKB-së për fëmijë e konsideron Rripin e Gazës vendin më të rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë, madje as marrëveshja e arritur ditën e sotme nuk mjafton për të përmirësuar situatën. Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, duke iu drejtuar këshillit të sigurimit të OKB-së, deklaroi se më shumë se 5,300 fëmijë palestinezë thuhet se janë vrarë në Gaza në vetëm 46 ditë lufte, raportojnë mediat e huaja.
“Kjo është mbi 115 fëmijë të vrarë në ditë, çdo ditë, për javë dhe javë. Bazuar në këto shifra, fëmijët përbëjnë 40% të vdekjeve në Gaza. Kjo është e paprecedentë. Me fjalë të tjera, sot Rripi i Gazës është vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë”, vuri në dukje Russell.
Por shifrat mund të jenë edhe më të larta, pasi sipas Russell, Agjencia e OKB-së ka marrë raporte se më shumë se 1,200 fëmijë palestinezë mbeten nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara ose janë të pagjetur. Ajo tha se ishte veçanërisht e shqetësuar nga raportet e rritjes së numrit të fëmijëve të zhvendosur që janë ndarë nga familjet e tyre ndërsa iknin në jug, ose që kanë mbërritur të pashoqëruar në spitale për kujdes mjekësor. Këta fëmijë janë veçanërisht të cenueshëm dhe atyre u duhet urgjentisht të identifikohen, tu sigurohet kujdes i përkohshëm dhe t'u jepet akses në shërbimet e gjurmimit dhe ribashkimit me familjen.