TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e kontrolluar nga Hamasi, ka ndërprerë bashkëpunimin me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për evakuimet nga al Shifa pas arrestimit të drejtorit të spitalit.
Arrestimi i drejtorit Mohammed Abu Salmiya, dhe anëtarëve të tjerë të stafit, ndodhi kur ushtria izraelite ndaloi një kolonë të OBSH-së që vinte nga al Shifa në një pikë kontrolli. “Kombet e Bashkuara janë plotësisht përgjegjëse për këtë ngjarje, ne presim veprime të përshtatshme dhe urgjente nga ana e tyre”, tha zëdhënësi i ministrisë, Ashraf Al-Qidra, raporton CNN.
“Ministria ka vendosur të ndërpresë koordinimin e plotë me OBSH- në për ‘Evakuimi i të plagosurve dhe personelit të mbetur derisa të krijohet një raport për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur dhe të burgosurit të lirohen.”, shtoi ai.