TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu doli një konferencë për shtyp së bashku me ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallad, pak orë para armëpushimit në Gaza, që pritet të nisë mëngjesin e së enjtes.
Netanyahu theksoi se që nga fillimi i luftës nuk ka reshtur së menduari për pengjet dhe familjet e tyre.
Ai përshkroi se kishte dëgjuar për “makthin dhe vuajtjen e vazhdueshme” nga të afërmit e tyre.
“Të gjithë pengjet do të kthehen në atdheun e tyre”, tha ai.
“Marrëveshja u arrit përmes përdorimit të presionit masiv ushtarak të ushtruar ndaj Hamasit dhe përpjekjeve diplomatike të qeverisë izraelite”, shtoi Netanyahu.
Në të njëjtën kohë ai nënvizoi se “marrëveshja përfshin vizitën e Kryqit të Kuq te pengjet dhe dërgimin e barnave tek ata”.
Kryeministri izraelit përsëriti se “lufta vazhdon”. “Ne po fitojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë derisa të arrijmë fitoren totale”.
Nga ana e tij, Yoav Galand theksoi se Izraeli “arreston terroristët” dhe i merr në pyetje për informacion.
Marrëveshja u përmirësua brenda javës së fundit sepse trupat izraelite “zgjeruan” operacionet e tyre në Gaza, pohoi ai.
“Në ditët pas lirimit të pengjeve, lufta do të vazhdojë. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë këtë luftë derisa Hamasi të mposhtet”, shtoi ministri i mbrojtjes i Izraelit.