TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forcat e Mbrojtjes izraelite pretendojnë se kanë zbuluar dhe shkatërruar 400 tunele të Hamasit brenda Gazës që nga fillimi i operacioneve tokësore.
“Deri më tani, ushtarët e IDF kanë ekspozuar dhe shkatërruar rreth 400 boshte tunelesh terroriste”, thuhet në një deklaratë, shkruan Sky News.
Ushtria pretendoi se “shumë nga boshtet që çojnë në rrjetin e saj të tunelit janë të vendosura brenda spitaleve civile, shkollave dhe shtëpive”.
Izraeli ka akuzuar prej kohësh Hamasin për përdorimin e infrastrukturës civile, përfshirë spitalet, si qendra komandimi – diçka që grupi e mohon.