BOTA, 23 Nëntor 2023, 15:30

Hezbollahu hakmerret pas vrasjes së luftëtarëve të tij, sulmon me breshëri raketash veriun e Izraelit

Hezbollahu hakmerret pas vrasjes së luftëtarëve të tij,

Hezbollahu ka goditur me më shumë se 50 raketa në postet ushtarake në veri të Izraelit, pasi 5 luftëtarë të organizatës u vranë. Grupi militant libanez dërgoi valë raketash mbi kufi, që shënoi një nga bombardimet e tij më intensive që nga shpërthimi i konfliktit Izrael-Hamas më 7 tetor, shkruan Al Jazeera.

Hezbollahu ka thënë se duke i “nxehur” veprimet e tij në kufi, po lehtëson presionin ndaj Gazës.

Në një seri deklaratash, grupi i mbështetur nga Irani tha se breshëritë që gjuajti drejt posteve izraelite përfshinin 48 raketa Katyusha që u drejtuan në një bazë ushtarake në Beit Zeitem. Luftëtarët e saj goditën gjithashtu tanke dhe vende ku trupat izraelite po merrnin pozicione, tha ai.