BOTA, 23 Nëntor 2023, 13:42

Kërkohej në SHBA për trafik droge, arrestohet bashkëpunëtori i “El Chapo-s"

Kërkohej në SHBA për trafik droge, arrestohet

Një trafikant i dyshuar i fentanilit, i kërkuar në autoritetet e SHBA-së, të cilat ofruan një shpërblim prej 3 milionë dollarësh për informacionin që çonte në arrestimin e tij, u kap të mërkurën në Meksikë.

Nestor Isidro Perez Salas, i njohur ndryshe me nofkën “Nini”, thuhet se është një bashkëpunëtor i ngushtë i djemve të bosit famëkeq të drogës Joaquin Guzman, ose “El Chapo”, i vendosur në SHBA.

Ai u mor në paraburgim në Culiacan, në pjesën veriperëndimore të vendit. Uashingtoni e akuzon “Ninin” se është shefi i sigurimit të djemve të “Chapo” Guzman, apo siç quhen “Tsapitos”.

Autoritetet meksikane ekstraduan një nga “Chapitos”, Ovidio Guzman, në SHBA në mesin e shtatorit. Megjithatë, tre djemtë e tjerë të “Tsapos” janë ende në arrati.