TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, shprehet i bindur se ushtria ruse nuk do të arrijë që të depërtojë kurrë brenda kryeqytetit të Ukrainës.
Sipas tij, ushtria ukrainase do të vijojë të luftojë kundër agresionit rusë. Komentet e Klitschko-s vijnë pasi Rusia goditi me raketë një ndërtesë banimi në Kiev, duke shkaktuar 1 viktimë dhe dhjetra të plagosur.
“Ndihem keq si çdo qytetar ukrainas, pasu askush nuk ndihet i sigurt në Ukrainë. Propaganda ruse do të tregojë se ata po sulmojnë vetëm ushtrinë ukrainase. Por ne kemi pamje të godinës ku jetonin qytetarë civilë, e cila është shkatërruar thuajse totalisht”, u shpreh Klitschko për televizionin Al Jazeera.
Sulmi me raketë shkatërroi disa kate të ndërtesës, duke dëmtuar dhe kolonat kryesore dhe duke bërë që godina të rrëzohet nga momenti në moment.