BOTA, 14 Mars 2022, 19:54

Zelensky do t'i drejtohet këtë javë Senatit amerikan, SHBA gati të shtojë sanksionet për të izoluar Rusinë

Zelensky do t'i drejtohet këtë javë Senatit amerikan, SHBA

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’u drejtohet të mërkurën politikanëve amerikanë përmes një komunikimi online. Në një letër të përbashkët udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, thonë se “presin me padurim” të dëgjojnë presidentin dhe t’i përcjellin mbështetjen popullit të Ukrainës teksa mbrojnë me guxim demokracinë”.

Kongresi mbetet i palëkundur në angazhimin tonë për të mbështetur Ukrainën ndërsa përballen me agresionin mizor dhe djallëzor të Putinit”, shtojnë ata.

Letra vazhdon duke thënë se ata do të diskutojnë futjen e legjislacionit të mëtejshëm për të “izoluar” Rusinë, si dhe për të ofruar ndihmë humanitare në Ukrainë.

Javën e kaluar, Zelensky mori një mbështetje të fortë kur mbajti një video fjalim të deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar në Dhomën e Komunave. Ai do t’u drejtohet gjithashtu parlamentarëve kanadezë të martën.