BOTA, 14 Mars 2022, 19:04

“Putin mund të nxisë Luftën e Tretë Botërore”- Kryeministri ukrainas thirrje KE-së: Për hir të sigurisë botërore, mbyllni hapësirën tonë ajrore

“Putin mund të nxisë Luftën e Tretë

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, iu drejtua Këshillit të Evropës këtë të hënë duke thënë se Vladimir Putin tashmë ka filluar “luftën në shkallë të gjerë” në qendër të Evropës, çka mund të nxisë Luftën e Tretë Botërore.

Ai i bëri thirrje anëtarëve të Këshillit që të aprovojnë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, për të “mbrojtur të gjithë në Evropë”.

“Po pyesim, kërkojmë të mbyllni qiellin mbi Ukrainë për hir të miliona njerëzve në Ukrainë. Për hir të evropianëve dhe sigurinë e botës”, tha ai.

Shmyhal falënderoi “nga thellësia e zemrës”, Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë, Rumaninë, Moldavinë, Lituaninë dhe vendet e tjera evropiane, për përkrahjen e tyre dhe që u kanë ofruar strehim ukrainasve që janë larguar nga lufta.